Ndërlidhjet

logo-print

Poloni: Sulm kibernetik kundër kompanisë LOT


Një aeroplan i kompanisë LOT

Një aeroplan i kompanisë LOT

Qindra udhtëarëve u janë anuluar fluturimet në aeroportin e Varshavës, për shkak të sulmit kibernetik kundër kompanisë ajrore, LOT.

Kjo kompani ka njoftuar sot në rrjetin Facebook se sulmi kishte fuilluar dje pasdite, ndërsa gjendja ishte stabilizuar në orën 21.

10 fluturime nga Varshava ishin anuluar për shkak të sulmit, me të cilat do të udhëtonin 1400 vetë.

Një zëdhënës i kompanisë LOT tha se kjo ishte hera e parë që i kishte ndodhur një sulm i tillë.

Autoritetet e sigurisë në Poloni po zhvillojnë hetime lidhur me këtë incident.

XS
SM
MD
LG