Ndërlidhjet

Hetuesit: Izraeli dhe palestinezët ndoshta kanë kryer krime


Ilustrim

Ilustrim

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara thanë sot se Izraeli dhe grupet palestineze kanë kryer shkelje të mëdha të rregullave gjatë konfliktit të vitit të kaluar në Rripin e Gazës, që ndoshta mund të jenë krime të luftës.

Komisioni hetimor i konfliktit në Rripin e Gazës në vitin 2014, ka shpallur se ka mbledhur “informacione të rëndësishme që theksojnë krime të mundshme të luftës nga Izraeli dhe grupet e armatosura palestineze”.

Pas hetimeve që zgjatën gati një vit, hetuesit kishin kërkuar që Izraeli të paraqes detaje “të vendimeve të veta për shënjestrim”, në mënyrë që të mundësohet vlerësim i pavarur i sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, ku ishin vrarë 1,462 civilë, ndërsa ishin shkatërruar mijëra shtëpi.

Hetuesit e pavarur, të udhëhequr nga amerikanja, Mary McGowan Davis, i kanë dënuar ekzekutimet e “bashkëpuntëtorëve” të dyshuar nga grupet palestineze, duke thënë se ato përbëjnë krime të luftës.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kritikuar raportin para se ai të publikohej, duke thënë se ishte humbje e kohës.

Sipas tij, raporti të cilin e ka publikuar Izraeli më 14 qershor, dhe një raport tjetër jozyrtar, i përpiluar nga një grup i gjeneralëve të pensionuar perëndimorë, e kanë treguar “të vërtetën” lidhur me luftimet.

Në të dy këto dokumente thuhet se Izraeli kishte bërë çdo gjë të mundshme për evitimin e viktimave civile dhe se sunduesit militant të Hamasit në Rripin e Gazës, me qëllim i kishin sulmuar civilët izraelitë, ndërsa bashkëkombasit e vet i kishin përdorë si mbrojtje njerëzore.

XS
SM
MD
LG