Ndërlidhjet

Greqi: Janë shpëtuar më se një 1,000 imigrantë


Ilustrim
Ilustrim

Roja bregdetare e Greqisë ka njoftuar se i ka shpëtuar më se 1 mijë imigrantë nga pjesa lindore e Detit Egje, prej të premtes në mëngjes e deri sot në orët e para të mëngjesit.

Kjo roje tha se i ka shpëtuar 1,161 njërëz gjatë 37 operacioneve të kërkim – shpëtimit në disa ujdhesa greke.

Nga ana tjetër, ministrat e e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian sot e kanë filluar fazën e parë të operacionit ushtarak kundër trafikantëve të njerëzve në rajonin e Mesdheut.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe sighuri, Federica Mogherini, tha se 28 vendet anëtare të BE-së i janë përgjigjur me shpjetësi krizës së imigrantëve, e cila po zhvillohet në brigjet e saj jugore.

Lidertët e BE-së në samitin e jashtëzakonshëm të prillit u pajtuan për hartimin e një plani gjithpërfshirës për çështjen e burimit të imigrantëve ilegalë, ndërsa parashihej edhe opsioni ushtarak për t’i ndjekur trafikantët e njerëzve që po punojnë në Libi.

XS
SM
MD
LG