Ndërlidhjet

Shqipëri: E majta udhëheq në zgjedhjet lokale


Pamje nga votimet në fshatin Surrel afër Tiranës

Pamje nga votimet në fshatin Surrel afër Tiranës

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale në Shqipëri tregojnë se partitë e majta, të koalicionit të udhëhequr nga Partia Socialiste në qeveri, po prinë në pjesën më të madhe të bashkive, përfshirë edhe kryeqytetin Tiranë.

Deri tash janë numëruar pothuajse një e treta e fletëvotimet të zgjedhjeve të mbajtura dje.

Nga këto votime do të zgjedhen 61 kryetarë të bashkive dhe 1,600 këshilltarë, në 12 qarqet e Shqipërisë.

Dalja në zgjedhje ishte afro 48%, raporton AP nga Tirana.

Votimi konsiderohet hap madhor i Tiranës për ta bindur Bashkimin Evropian për lansimin e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë, e cila prej vitit të kaluar e ka statusin e vendit kandidat për pranim.

Gjatë votimeve është raportuar vetëm për incidente të vogla ose përpjkeje të dyshuara për manipulim.

Sot më vonë gjatë ditës, monitoruesit ndërkombëtarë pritet t’i paraqesin vlerësimet e tyre për zgjedhje.

XS
SM
MD
LG