Ndërlidhjet

Stoltenberg: NATO i dyfishon forcat elite


Jens Stoltenberg
Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot se këtë javë aleanca do t’i miratoj planet për dyfishimin e forcës së saj për përgjigje të shpejtë.

Duke folur para takimit në Bruksel, prej 24 e deri më 26 të këtij muaji, zoti Stoltenberg ka theksuar se ministrat e mbrojtjes së NATO-s do të marrin vendim për rritjen e mëtejme të fuqisë dhe kapacitetit të Forcës për Përgjigje të NATO-s prej 13 mijë ushtarëve në 30 – 40 mijë sosh”.

Stoltenberg, po ashtu, ka thënë se NATO-ja do ta “përshpejtoj procesin e vendim-marrjes” për tu ballafaquar me sfidat e reja, përfshirë krijimin e një njësije të logjistikës brenda strukturës së përgjithshme komanduese.

XS
SM
MD
LG