Ndërlidhjet

Rusi: Zvogëlohet buxheti për kampionatin e futbollit 2018


Pamje nga ndërtimi i një stadiumi në Rusi ku do të zhvillohen ndeshjet e Kampionatit Botëror 2018

Pamje nga ndërtimi i një stadiumi në Rusi ku do të zhvillohen ndeshjet e Kampionatit Botëror 2018

Rusia e ka zvogëluar për më tepër se 500 milionë dollarë buxhetin zyrtar për kampionatin Botëror të Futbollit 2018, pasi i ka ulur shpenzimet e kushtimit për hotele dhe infrastrukturë.

Qeveria e Rusisë i ka ulur shpenzimet publike, derisa ekonomia e këtij vendi ka shënuar tkurrje për shkak të çmimeve të ulëta të naftës dhe sanksioneve të vendeve perëndimore për shkak të rolit të Moskës në krizën në pjesën lindore të Ukrainës.

Sipas një urdhëri të nënshkruar nga kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, të publikuar sot, buxheti total i Kampionatit Botëror do të jetë 11.8 miliardë dollarë, që është për 544 milionë dollarë më pak se sa planifikohej fillimisht.

Më tepër se gjysma e buxhetit do të jepet nga qeveria federale e Rusisë, e cila ka kontribuuar me 6.25 miliardë dollarë.

XS
SM
MD
LG