Ndërlidhjet

Vëzhguesit: Dita e zgjedhjeve vlerësohet pozitivisht, por ka pasur parregullsi


Derisa votuesve u ishte ofruar zgjidhje në mesin e kandidatëve të ndryshëm, dhe liritë fundamentale të shprehjes dhe tubimit në përgjithësi janë respektuar, politizimi i institucioneve të përfshira në zgjedhjet e 21 qershorit në Shqipëri, e kanë dëmtuar administrimin efektiv të procesit, kanë konkluduar vëzhguesit ndërkombëtarë në kumtesën e publikuar sot.

Monitoruesit nga Zyra e OSBE-së për Institucione Demokartike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR), Kongresi i Këshillit të Evropës për Autoritetet Lokale dhe Rajonale dhe Komiteti i Rajoneve i Bashkimit Evropian, e kanë vlerësuar pozitivisht ditën e zgjedhjeve, por në masë të madhe, ka pasur shumë raste të votimit në grupe dhe disa parregullsi procedurale.

Derisa numërimi i fletëvotimeve po vazhdon, në kumtesën e vëzhguesve ndërkombëtarë theksohet se fazat iniciale në përgjithësi ishin pozitive.

“Në këto zgjedhje ka pasur zgjidhje ndërmjet një rreze të kandidatëve dhe fushata, kryesisht, ishte e qetë”, tha Ambasadorja, Audrey Glover, shefe e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve e OSBE/ODIHR-it.

Sipas saj, “korniza juridike ka mundur të ofroj bazë për zgjedhje demokratike” dhe ka shtuar se “megjithatë, për shkak të mungesës së gatishmërisë për implementim efektiv të saj dhe politizimit, që i ka përshkuar institucionet e përfshira me zgjedhje në këtë vend, kjo nuk është arritur”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në përgjithësi ka operuar hapur, thuhet mëtutje në kumtesën e vëzhguesve ndërkombëtarë për zgjedhjet në Shqipëri.

Megjithatë, “natyra e politizuar e diskutimeve të tij, ka rezultuar me vendime jokonsistente, duke e shkatërruar besimin publik në pavarësinë e administratës zgjedhore”, thuhet në njoftim.

XS
SM
MD
LG