Ndërlidhjet

Bruksel: Takimi për Greqinë përfundoi pa marrëveshje


Ilustrim që tregon se koha për Greqinë po kalon
Ilustrim që tregon se koha për Greqinë po kalon

Ministrat e financave të vendeve të eurozonës i kanë ndërprerë bisedimet në Bruksel, pa arritur marrëveshje për ndihmë eventuale për Greqinë.

Shefi i Eurorgupit, Jeroen Dijsselbloem, që e ka kryesuar takimin e sotëm, tha se negociatorët do t’i përdorin propozimet e bëra këtë fundjavë nga kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, si bazë për bisedimet e mëtejshme.

“Ka mundësi që të kemi marrëveshje këtë javë”, tha Dijsselbloem.

Sot më vonë gjatë ditës, liderët e vendeve të eurozonës do ta mbajnë një samit emergjent për të diskutuar për situatën e krijuar.

Deri në fund të këtij muaji, Greqisë i duhet të arrijë marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë ose ballafaqohet me falimentim, lidhur me pagesën e borxhit prej 1.5 miliard euro për Fondin Monetar Ndërkombëtar.

BE, FMN dhe Banka Qendrore Evropiane, nuk kanë gatishmëri për t’i zhbllokuar fondet e reja të ndihmës për Greqinë, derisa Athina të mos pajtohet për reforma ekonomike, që kërkohen nga ajo.

XS
SM
MD
LG