Ndërlidhjet

Shqipëri: Vazhdon numërimi i fletëvotimeve të zgjedhjeve lokale


Pamje nga votimet e djeshme në Shqipëri

Pamje nga votimet e djeshme në Shqipëri

Rezultatet preliminare tregojnë se në zgjedhjet e djeshme lokale në Shqipëri, në pjesën më të madhe të bashkive, përfshirë edhe kryeqytetin Tiranë, po udhëheq koalicioni i krahut të majtë qeverisës.

Deri tash janë numëruar më tepër se gjysma e fletëvotimeve.

Nga këto votime do të zgjedhen 61 kryetarë të bashkive dhe 1,600 këshilltarë, në 12 qarqet e Shqipërisë.

Dalja në zgjedhje ishte afro 48%, raporton AP nga Tirana.

Votimi konsiderohet hap madhor i Tiranës për ta bindur Bashkimin Evropian për lansimin e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë, e cila prej vitit të kaluar e ka statusin e vendit kandidat për pranim.

Në një deklaratë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë theksohet se votimet ishin mbajtur “pa incidente madhore ose akte të dhunës”.

Derisa votuesve u ishte ofruar zgjidhje në mesin e kandidatëve të ndryshëm, dhe liritë fundamentale të shprehjes dhe tubimit në përgjithësi janë respektuar, politizimi i institucioneve të përfshira në zgjedhjet e 21 qershorit në Shqipëri, e ka dëmtuar administrimin efektiv të procesit, kanë konkluduar vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it dhe të Këshillit të Evropës, në kumtesën e publikuar sot.

Lidhur me zgjedhjet në Shqipëri lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG