Ndërlidhjet

Armeni: Protesta për shkak të çmimit të rrymës elektrike


Protestuesit duke marshuar kah Pallati presidencial në Erevan

Protestuesit duke marshuar kah Pallati presidencial në Erevan

Mijëra protestues kanë marshuar sot kah Pallati presidencial në kryeqytetin Erevan në Armeni, për të demonstruar kundër rritjes së çmimeve elektrike.

Pjesëmarrësit kanë improvizuar një protestë me ulje në një shesh në qendër të qytetit, derisa policia speciale e ka bllokuar masën e njerëzve në rrugën për në hapësirën ku gjenden zyrat qeveritare.

Tensionet ishin të larta dersia persona të veshur me rroga civile përpiqeshin t’i largojnë gazetarët nga kjo hapësirë.

Organizatorët e demonstratës kanë kërkuar që tu lejohet lëvizja e lirë nëpër shesh, por policia u ka tërhequr vërejtjen se marshi protestues ishte “joligjor”.

Presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisian, ka propozuar që të takohet me një grup të vogël të protestuesve, nëse ata e ndalin marshin, por kjo ofertë ishte refuzuar nga demonstruesit.

Komisioni Rregullator i Shërbimeve Publike në Armeni, javën e kaluar, ka votuar për rritjen e çmimeve të rrymës për 16%. Kjo ishte rritja e tretë e njëpasnjëshme e çmimit në tri vitet e fundit.

XS
SM
MD
LG