Ndërlidhjet

Putin: Të ndalen sulmet artilerike në pjesën lindore të Ukrainës


Pamje nga një takim i mëhershëm ndërmjet kancelares Merkel, presidentit Putin (në mes) dhe presidentit Hollande

Pamje nga një takim i mëhershëm ndërmjet kancelares Merkel, presidentit Putin (në mes) dhe presidentit Hollande

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka thënë presidentit të Francës, Francois Hollande, dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, se forcat e Ukrainës duhet “menjëherë” t’i ndalin sulmet artilerike në pjesën lindore të Ukrainës.

Presidenca e Rusisë ka njoftuar se këto komente zoti Putin i ka bërë sot gjatë bisedës telefonike, para takimit të nesërm në Paris, në të cilin marrin pjesë ministrat e jashtëm nga Rusia, Gjermania, Franca dhe Ukraina.

Një burim i afërt me presidentin e Francës, është cituar se ka thënë që Hollande dhe Merkel e kanë “shtruar çështjen e nevojës për të bërë presion në palët e ndryshme” duke pasur parasysh progresin e “pamjaftueshëm” në zgjidhjen e krizës së Ukrainës.

Nga luftimet nfërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve prorusë, prej prillit të vitit 2014, në pjesën lindore të Ukrainës, janë vrarë më se 6,400 vetë.

Një marrëveshje e armëpuhsimit e arritur në muajin shkurt në Minsk të Bjellorusisë është treguar shumë e ndjeshme dhe të dy palët e kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të saj, pasi ka pasur përleshje sporadike në pjesë të zonës së konfliktit.

XS
SM
MD
LG