Ndërlidhjet

FH: Kosova me regjim gjysmë-autoritar


Harta e kategorizimit nga viti i kaluar, foto nga arkivi
Harta e kategorizimit nga viti i kaluar, foto nga arkivi

Demokracia në vendet e Ballkanit vazhdon të jetë e brishtë dhe në disa raste ka pësuar rënie, thuhet në raportin e fundit të organizatës Freedom House, “Vendet në Tranzicion”, të botuar të martën, që mbulon zhvillimet e vitit 2014.

Kosova bën pjesë në kategorinë e vendeve me regjime gjysmë-autoritare, së bashku me Armeninë dhe Kirgzinë. Asnjë nga vendet tjera të Ballkanit nuk është në këtë kategori.

Shqipëria dhe Maqedonia vazhdojnë të jenë pjesë e grupit të vendeve me regjim tranzicional dhe hibrid, ku bëjnë pjesë edhe Bosnja e Hercegovina, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina. Maqedonia u rradhit vitin e kaluar në këtë kategori.

Në kategorinë e vendeve me demokraci gjysmë të konsoliduar, një vlerësim më i lartë se sa ai i regjimeve hibride, këtë vit bëjnë pjesë Serbia dhe Mali i Zi, por edhe vende të Bashkimit Evropian, si Bullgaria, Kroacia, Hungaria dhe Rumania.

XS
SM
MD
LG