Ndërlidhjet

Raporti: Kompozitori i filmit Titanic vdiq në rrëzimin e aeroplanit


James Horner me dy oskarët e fituar në vitin 1978

James Horner me dy oskarët e fituar në vitin 1978

Mediat amerikane kanë raportuar se kompozitori i njohur, James Horner, ka vdekur dje në moshën 61 vjeçare, nga rrëzimi i aeroplanit.

Ai ishte kompozitor në filmat e njohur të Hollivudit, siç janë Titanic dhe Avatar.

Revista hollivudiane, Variety, ka raportuar se kompozitori Horner vdiq pasi aeroplani i tij privat u përplas në Santa Barabara të Kalifornisë.

I ndjeri e kishte fituar çmimin prestigjioz Oscar për punën e tij në melodinë “My Hart Will Go On” në dramën historike Titanic, të regjisorit, James Cameron.

Ai gjashtë herë ishte nominuar për çmimin Oscar për filmat e njohur “Apollo 13”, “Braveheart” dhe “Field Of Dreams”.

XS
SM
MD
LG