Ndërlidhjet

Pakistan: Numri i të vdekurve nga vapa arriti në 450 vetë


Pakistanezët duke pushuar në një xhami në qytetin Karaçi në periudhën e vapës së madhe
Pakistanezët duke pushuar në një xhami në qytetin Karaçi në periudhën e vapës së madhe

Zyrtarët thonë se më se 450 vetëkanë vdekur nga vapa e madhe triditëshe në pjesën jugore të Pakistanit.

Më së shumti të vdekur ka në qytetin Karaçi, ku temperaturat kishin arritur edhe në 45 gradë Celsius.

Kjo tragjedi ndodhi një muaj pasi në Indinë fqinje është shënuar vapa e dytë më e madhe në histori, me ç’rast kanë humbur jetën më se 2 mijë vetë.

Sami Jamali, mjek në një spital në qytetin Karaçi në Pakistan, tha se i kanë trajtuar afro 3 mijë pacientë, që kanë vuajtur nga të nxehtit e madh.

Situatën në Karaçi, qytet me 20 milionë banorë, e ka vështirësuar edhe ndalja e rrymës elektrike dhe problemet e sistemit të ujit.

XS
SM
MD
LG