Ndërlidhjet

Raporti: Janë vrarë dy luftëtarë të IS-it të kërkuar në Australi


Pamje nga Kanberra në Australi

Pamje nga Kanberra në Australi

Në Australi sot po punohet në verifikimin se dy luftëtarë të grupit militant, Shteti Islamik (IS), shumë të kërkuar në Australi, janë vrarë.

Rrjeti australian ABC, ka cituar njerëz të afërt me familjet e personave, Khaled Sharrouf dhe Mohamed Elomar, që kanë thënë se këta dy kanë vdekur duke luftuar në qytetin Mosul në Irak, javën e kaluar.

Ministrja e jashtme e Australisë, Julie Bishop, ka konfirmuar se në këtë hapësirë ka pasur sulme ajrore me aeorplanë pa ekuipazh, por tha se ende po pret “verifikimin absolut” se ata janë të vrarë.

Personi Khaled Sharrouf ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës kur vitin e kaluar në rrjetin Twitter e ka publikuar një fotografi ku ai dhe djali i tij shtatëvjeçar, i kanë mbajtur kokat e disa ushtarëve të vrarë sirianë.

XS
SM
MD
LG