Ndërlidhjet

Luftëtarët kurdë i dëbuan militantët e IS-it nga një bazë ushtarake


Luftëtarët kurdë duke i valviitur flamujt e tyre pas depërtimit kah vendbanimi Tal Abyad më 15 qershor të këtij viti
Luftëtarët kurdë duke i valviitur flamujt e tyre pas depërtimit kah vendbanimi Tal Abyad më 15 qershor të këtij viti

Forcat kurde thanë dje se e kanë marrë kontrollin në një bazë ushtarake nga militantët e Shtetit Islamik (IS), në provincën Raka në Siri, vetëm një javë pasi kishin arritur ta marrin kontrollin ndaj një vendkalimi kufitar.

Luftëtarët kurdë, të ndihmuar nga sulmet e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që ndërmerr sulme ajrore, kanë përparuar afro 6 kilometra drejt vendbanimit Ain Isa, që është 40 kilometra në veri të qytetit Raka, që është bazë e IS-it, ka thënë zëdhënësi i kurdëve, Redur Xelil.

IS-i e kishte mbajtur këtë bazë prej vitit të kaluar, kur e kishte okupuar atë nga ushtria e Sirisë.

“Kjo do të thotë se Shteti Islamik po shkatërrohet brenda bazës së saj”, tha Rami Abdulrahman, nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër, që e monitoron këtë konflikt.

XS
SM
MD
LG