Ndërlidhjet

Ukrainë: Kryengritësit e akuzojnë ushtrinë për vrasje të 3 civilëve


Pamje nga dëmtimet nga lufta në një banesë në Donjeck në pjesën lindore të Ukrainës

Pamje nga dëmtimet nga lufta në një banesë në Donjeck në pjesën lindore të Ukrainës

Kryengritësit në pjesën lindore të Ukrainës e kanë akuzuar ushtrinë e Ukrainës për vrasjen e tre civilëve në sulmet që kanë filluar pak kohë para se sot në Paris, të fillojnë bisedimet për t’i gjetur mënyrat për ndaljen e këtij konflikti.

Përfaqësues të separatistëve prorusë thanë se sulmet e ushtrisë së Ukrainës kishin filluar mbrëmë dhe kanë vazhduar gjatë natës.

Sot më vonë gjatë ditës, në Paris, pritet të takohen ministrat e jashtëm të Rusisë, Ukrainës, Gjermanisë dhe Francës, në kuadër të kërkimit për qetësimin e dhunës së javëve të fundit në pjesën lindore të Ukrainës.

Prej muajit mars të vitit 2014, nga ky konflikt janë vrarë afro 6,500 vetë.

Mbledhja në Paris po bëhet në periudhën kur shtimi i përleshjeve po rrezikon të përhapet në shkallë të gjërë, megjithë arritjen e armëpushimit në muajin shkurt në Minsk të Bjellorusisë, që ishte ndërmjetësuar nga Franca dhe Gjermania.

XS
SM
MD
LG