Ndërlidhjet

Mbi 500 të vdekur nga vapa në Pakistan


Pakistan

Pakistan

Ka arritur mbi 500 numri i të vdekurve nga vapa në jug të Pakistanit.

Shumica e viktimave janë regjistruar në qytetin e Karaçit, ku temperaturat, gjatë ditëve të fundit, kanë arritur në 45 gradë Celsius.

Viktima ka edhe në pjesët e tjera të provincës Sind.

Kryeministri i Pakstanit, Nawaz Sharif, ka bërë thirrje për “masa të jashtëzakonshme”.

Ushtria është duke ndihmuar Autoritetin Kombëtar për Menaxhimin e Katastrofave në ngritjen e tendave freskuese.

XS
SM
MD
LG