Ndërlidhjet

SHBA parapozicionon armët e rënda në Evropë


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, ka thënë se Uashingtoni do të parapozicionojë tanket, artilerinë dhe pajisjet e tjera ushtarake në pjesën qendrore dhe lindore të Evropës.

Ky hap ka për qëllim të sigurojë aleatët e NATO-s, të cilët janë të shqetësuar nga ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë.

Carter, gjatë vizitës në Talin të Estonisë, ka thënë se shtetet e Baltikut – Estonia, Lituania dhe Letonia – ashtu si edhe Bullgaria, Rumania dhe Polonia, kanë rënë dakord për vendosjen e pajisjeve.

Disa prej pajisjeve do të vendosen po ashtu në Gjermani.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se pozicionimi i tankeve dhe armëve të rënda në shtetet e NATO-s në kufi me Rusinë, është akti më agresiv i Shteteve të Bashkuara që nga Lufta e Ftohtë.

XS
SM
MD
LG