Ndërlidhjet

logo-print

Flamuri i Konfederatës nxit debat në Karolinën e Jugut


Flamuri i Konfederatës

Flamuri i Konfederatës

Në Karolinën e Jugut në Shtetet e Bashkuara, ditëve të fundit, ka nisur një debat nëse ky shtet amerikan duhet të heqë flamurin e Konfederatës, i cili valon në disa institucione publike të tij.

Guvernatorja e shtetit të Karolinës së Jugut, Niki Haley, ka thënë se ka ardhur koha që flamuri të hiqet.

Diskutimet janë nxitur pas vrasjes së nëntë afrikano-amerikanëve në një kishë historike në Çarllston, nga një i dyshuar i bardhë, për të cilin thuhet se ka pasur pikëpamje raciste.

Në njërën nga fotografitë e tij, i dyshuari Dylan Roof ka mbajtur pikërisht këtë flamur, për t'i shprehur këto pikëpamje.

Flamuri i Konfederatës është konsideruar si simbol i jugut të Shteteve të Bashkuara gjatë luftës civile atje.

Ata që e mbrojnë flamurin thonë se është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë jugore të Shteteve të Bashkuara.

Kritikët thonë se simbolizon supremacinë e bardhë, të promovuar nga shtetet e jugut, të cilat donin të shkëputeshin nga pjesa tjetër e vendit, në përpjekje për të parandaluar shfuqizimin e skllavërisë.

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se flamuri e ka vendin në muze.

XS
SM
MD
LG