Ndërlidhjet

OKB dënon përdorimin e bombave fuçi në Siri


Paulo Pinheiro
Paulo Pinheiro

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara kanë dënuar përdorimin e bombave fuçi në luftën e Sirisë.

Paulo Pinheiro, i cili kryeson komisionin hetimor të situatës së të drejtave të njeriut, ka thënë sot se “dështimi i palëve luftuese për të mbrojtur civilët, ka çuar në vuajtje të papërshkrueshme”.

Pinheiro ka shprehur zemërim të veçantë për, siç ka thënë, efektin shkatërrues që kanë rrethimet e banorëve nga forcat qeveritare, nga grupet e armatosura anti-regjim dhe nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

Mbi 230,000 njerëz kanë humbur jetën në luftën e Sirisë, e cila ka nisur qysh në mars të vitit 2011.

Mbi 10 milionë, ndërkaq, janë larguar nga shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG