Ndërlidhjet

Libia paralajmëron Evropën kundër ndërhyrjes në ujërat e saj


Migrantë nga Lindja e Mesme
Migrantë nga Lindja e Mesme

Qeveria e Libisë, e cila njihet ndërkombëtarisht, ka paralajmëruar shtetet evropiane se çdo anije që hyn në ujërat e Libisë pa leje, do të jetë shënjestër e sulmeve ajrore.

Paralajmërimi vjen pasi ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord më 22 qershor që të nisin një operacion detar, për të luftuar kontrabanduesit e njerëzve, të cilët kanë sjellë mijëra migrantë nga Libia në Evropë.

Sigurimi i pëlqimit nga Libia, ku dy qeveri rivale dhe grupet e tyre të armatosura luftojnë për kontrollin e vendit, është shqetësim i madh për fuqitë evropiane.

Operacioni detar i BE-së, aktualisht, do të kufizohet në mbledhjen e informacioneve, pasi nuk e ka marrë ende autorizimin e Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG