Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Një ushtar dhe tre civilë të vrarë


Donjeck, Ukrainë

Donjeck, Ukrainë

Ushtria e Ukrainës ka bërë të ditur se një shërbyes i saj është vrarë në luftimet në lindje, ndërsa separatistët pro-rusë kanë akuzuar forcat qeveritare për vrasjen e tre civilëve në zonat që kontrollojnë rebelët.

Zëdhënësi i ushtrisë, Andriy Lysenko, ka thënë se “si rezultat i luftimeve gjatë 24 orëve të fundit, një ushtar i joni është vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur”.

Komandantët dhe liderët politikë të republikës së vetëshpallur të Donjeckut kanë thënë se tre civilë janë vrarë nga sulmet qeveritare, të cilat kanë nisur më 22 qershor dhe kanë vazhduar gjatë natës.

Luftimet në lindje të Ukrainës vazhdojnë pavarësisht marrëveshjes për armëpushim.

XS
SM
MD
LG