Ndërlidhjet

Irani ndalon qasjen e inspektorëve në lokacionet ushtarake


Parlamenti i Iranit
Parlamenti i Iranit

Parlamenti iranian ka miratuar një ligj, i cili ndalon inspektorët ndërkombëtarë të vizitojnë lokacionet ushtarake të Iranit.

Votimi është zhilluar vetëm një javë para se Irani dhe gjashtë fuqitë botërore pritet të përfundojnë një marrëveshje për programin bërthamor të Republiukës Islamike.

Agjencia iraniane e lajmeve Fars ka raportuar se 214 ligjvënës nga 244 të pranishëm kanë votuar në favor të ligjit.

Është e paqartë nëse ligji do të krijojë pengesa në arritjen e marrëveshjes bërthamore ose në zbatimin e saj, pasi në të gjitha vendimet për çështjen bërthamore, fjalën e fundit e ka udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Qasja në lokacionet ushtarake të Iranit mbetet njëra nga çështjet e pazgjidhura midis Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore: Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë.

Palët kanë vendosur 30 qershorin si afat të fundit për arritjen e marrëveshjes, e cila do të kufizonte programin bërthamor të Iranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG