Ndërlidhjet

Kurdët rikthejnë një qytet nga IS-i


Siri
Siri

Forcat kurde dhe aleatët e tyre në provincën Raka të Sirisë kanë rimarrë një qytet të rëndësishëm nga luftëtarët e Shtetit Islamik (IS).

Njësitet për Mbrojtjen e Kurdëve kanë thënë se Ain Issa dhe fshatrat përreth janë tani nën “kontrollin e plotë” të tyre.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut.

Avancimi pason kapjen e një baze ushtarake jashtë Ain Issa-s, më 22 qershor, dhe marrjen qytetit Tal Abjad, javën e kaluar.

XS
SM
MD
LG