Ndërlidhjet

OKB: Mbi 3 mln irakianë të zhvendosur nga IS-i


Irak
Irak

Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se numri i personave të zhvendosur brenda Irakut, për shkak të dhunës së militantëve të Shtetit Islamik (IS), ka arritur mbi tre milionë.

Në deklaratën e sotme të Organizatës Ndërkombëtare për Migracion thuhet se 3.09 milionë njerëz janë zhvendosur nga janari 2014 deri në qershor të këtij viti, brenda 18 provincave të Irakut.

Thuhet se shumica e të zhvendosurve janë nga provinca Anbar.

Mbi 276,000 njerëz janë zhvendosur brenda një periudhe dymujore, përkatësisht midis prillit dhe qershorit, për shkak të luftimeve në kryeqytetin e Anbarit, Ramadi, i cili ka rënë nën kontrollin e militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG