Ndërlidhjet

OKB: Të mos harrohen refugjatët afganë


Komisionari për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Komisionari për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Komisionari për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i ka bërë thirrje botës që të mos harrojë miliona afganë që janë detyruar për dekada të jetojnë në Pakistan, për shkak të luftës në vendin e tyre.

Pakistani strehon 1.5 milion refugjatë, shumica nga ta afganë, të cilët jetojnë në kushte të vështira në kampet në veriperëndim të vendit.

Gjatë një vizite në këto kampe, Guterres ka thënë se Afganistani ka nevojë për ndihmë, për të krijuar një mjedis, në të cilin njerëzit e kthyer mund të përparojnë.

Guterres ka thënë se afganët mbeten grupi më i madh i refugjatëve në botë, pas sirianëve.

Javën e kaluar, Kombet e Bashkuara kanë thënë se numri i njerëzve që janë detyruar të ikin nga luftërat dhe dhuna ka arritur në 60 milionë dhe se situata është duke dalë jashtë kontrollit.

XS
SM
MD
LG