Ndërlidhjet

Gati 700 viktima nga vapa në Pakistan


Karaçi, Pakistan

Karaçi, Pakistan

Numri i të vdekurve nga vapa në jug të Pakistanit ka arritur në afro 700.

Shumica e viktimave janë regjistruar në qytetin e Karaçit, ku temperaturat, gjatë ditëve të fundit, kanë arritur në 45 gradë Celsius.

Viktima ka edhe në pjesët e tjera të provincës Sind.

Kryeministri i Pakstanit, Nawaz Sharif, ka bërë thirrje për “masa të jashtëzakonshme”.

Por, zyrtarët janë kritikuar se nuk kanë bërë mjaft për të trajtuar krizën.

Korrespondentët thonë se banorët janë të zemëruar pasi ndërprejet e gjata të energjisë elektrike kanë pamundësuar përdorimin e kondicionerëve.

Muajin e kaluar, në Indinë fqinje, mbi 2,000 njerëz kanë vdekur nga vapa.

XS
SM
MD
LG