Ndërlidhjet

Shpërblehet me shtëpi ushtari afgan që vrau talibanë


Essa Khan

Essa Khan

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka shpërblyer një ushtar afgan me një shtëpi të re, për vrasjen e militantëve që kanë bërë përpjekje të sulmojnë parlamentin.

Duke përgëzuar rreshterin Essa Khan, Ghani ka thënë se është krenar me “vendosmërinë dhe heroizmin e ushtarit”.

Të hënën, stacionet televizive kanë treguar Khanin duke qëndruar panë trupave të sulmuesve talibanë, pas sulmit të tyre të dështuar.

Militantët kanë shpërthyer një makinë bombë pranë ndërtesës së parlamentit, por nuk kanë arritur të hyjnë brenda.

XS
SM
MD
LG