Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdojnë protestat në Jerevan, përkundër dhunës policore


Disa mijëra protestues janë mbledhur në qendër të kryeqytetit të Armenisë, Jerevan, një ditë pasi policia i ka shpërndarë me forcë ata.

Protestuesit kundërshtojnë rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Ata i kërkojnë presidentit Serzh Sarkisian që të tërheqë vendimin e marrë nga rregullatorët shtetërorë për të rritur çmimin e rrymës për 16 përqind, nisur nga 1 gushti.

Protestuesit po ashtu kërkojnë lirimin e aktivistëve të arrestuar në agim.

Autoritetet kanë thënë se 237 njerëz janë arrestuar, ndërsa 14 protestues dhe 11 policë janë plagosur në përleshje.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Armeni ka thënë se është e shqetësuar nga dhuna policore dhe ka bërë thirrje për “hetim të plotë dhe transparent”.

XS
SM
MD
LG