Ndërlidhjet

Studimi i qendrës Pew: Bota e pëlqen SHBA-në


Presidenti i SHBA-së, Barack Obana.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obana.

Qendra e Hulumtimeve Pew ka bërë një studim në 40 vende dhe ka gjetur se një numër i madh i njerëzve kanë opinion favorizues për Shtetet e Bashkuara, ekonominë e tyre dhe luftën e tyre kundër Shtetit Islamik (IS).

Gjashtëdhjetenëntë përqind e njerëzve i kanë dhënë notë pozitive SHBA-së, krahasuar me 65% në vitin 2014.

Por, sa u përket teknikave të marrjes në pyetje pas sulmeve të 11 shtatorit, të cilat konsiderohen në masë të madhe si torturë, SHBA është qortuar në gjithë botën.

Presidenti Barack Obama, megjithatë, gëzon mbështetje të gjerë, e cila në shumë vende është rritur, pos në Izrael që ka rënë.

Pew ka kryer anketën midis marsit dhe majit të këtij viti dhe ka përfshirë përgjigjet e mbi 45,000 të anketuarve.

XS
SM
MD
LG