Ndërlidhjet

Khamenei shpall vijat e kuqe për marrëveshjen bërthamore


Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka shpallur vijat e kuqe për marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore.

"Ngrirja e kërkimeve dhe e zhvillimeve të Iranit për një kohë të gjatë, si 10 apo 12 vjet, është e papranueshme”, ka thënë Khamenei.

Khamenei, i cili ka fjalën e fundit për Iranin në çdo marrëveshje, ka thënë se të gjitha sanksionet financiare dhe ekonomike “duhet të hiqen menjëherë” nëse marrëveshja nënshkruhet.

Fuqitë botërore – Britania, Franca, Gjermania, Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara – duan që Irani të ndalojë, së paku për 10 vjetët e arshshëm, punën e ndjeshme bërthamore dhe në këmbim për këtë, orfojnë lehtësim nga sanksionet ekonomike.

Afati për arritjen e marrëveshjes është 30 qershori.

Khamenei ka përsëritur se Irani nuk do t’iu ofrojë qasje inspektorëve ndërkombëtarë në lokacionet e tij ushtarake dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se bëjnë përpjekje të shkatërrojnë industrinë bërthamore të Iranit.

XS
SM
MD
LG