Ndërlidhjet

Mustafa: Më 29 qershor mund të përmbyllen disa marrëveshje


Isa Mustafa në Bruksel
Isa Mustafa në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se rrethi i djeshëm i bisedimeve me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë mjaft i ngjeshur.

Mustafa ka thënë se ekziston përkushtim i të gjithëve për zgjidhjen e problemeve dhe ka konfirmuar se bisedimet do të vazhdojnë më 29 qershor, kur, sipas tij, do të bëhen përpjekje për përmbylljen e disa marrëveshjeve.

Mustafa i ka bërë këto komente sot, përmes një postimi në Facebook.

Të martën, palët, nën ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, kanë biseduar për energjinë, telekomin, krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe në veri të Kosovës dhe lirinë e lëvizjes.

XS
SM
MD
LG