Ndërlidhjet

Mustafa: Më 29 qershor mund të përmbyllen disa marrëveshje

  • RFE /RL

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se rrethi i djeshëm i bisedimeve me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë mjaft i ngjeshur.

Mustafa ka thënë se ekziston përkushtim i të gjithëve për zgjidhjen e problemeve dhe ka konfirmuar se bisedimet do të vazhdojnë më 29 qershor, kur, sipas tij, do të bëhen përpjekje për përmbylljen e disa marrëveshjeve.

Mustafa i ka bërë këto komente sot, përmes një postimi në Facebook.

Të martën, palët, nën ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, kanë biseduar për energjinë, telekomin, krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe në veri të Kosovës dhe lirinë e lëvizjes.

Përmes një deklarate për media, Mogherini ka thënë se është shënuar përparim në të gjitha çështjet.

"Ekipet tona do të vazhdojnë të punojnë për këto katër çështje në orët e ardhshme dhe ne do të mblidhemi shumë shpejt, në ditët e ardhshme, për të finalizuar marrëveshjet”, ka thënë Mogherini.

Kryeministri i Serbisë, Vuçiq, ka thënë se bisedimet kanë qenë shumë të vështira, porse në ditët e ardhshme "mund të finalizohet" ndonjë marrëveshje.

Në margjina të takimit, të martën, është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit për njohjen e ndërsjellë të sigurimeve të makinave. (v.tela)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG