Ndërlidhjet

Shteti Niue njeh pavarësinë e Kosovës


Ilustrim
Ilustrim

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se shteti Niue ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Niue gjendet në Oqeanin Paqësor dhe përfshin një sipërfaqe prej 260 kilometrash katrorë.

Thaçi ka bërë publik lajmin përmes një postimi në Facebook.

“Mbrëmë mora notën verbale nga Toke Talagi, kryeministri dhe ministri i Jashtëm i shtetit Niue, që gjendet në Oqeanin Paqësor, për njohjen e Kosovës dhe themelimin e marrëdhënieve diplomatike në mes dy shteteve tona”, ka thënë Thaçi.

XS
SM
MD
LG