Ndërlidhjet

Mbi 780 njerëz kanë humbur jetën nga vapa që ka përfshirë pjesën jugore të Pakistanit, që katër ditë me radhë.

Pjesa më e madhe e viktimave janë regjistruar në qytetin Karaçi, ku qeveria ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka kërkuar nga qytetarët të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

Vapa përkon me muajin e shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit shumë myslimanë nuk hanë as nuk pinë deri në vaktin e mbrëmjes.

Korrespondentët thonë se banorët janë të zemëruar pasi ndërprejet e gjata të energjisë elektrike kanë pamundësuar përdorimin e kondicionerëve.

Muajin e kaluar, në Indinë fqinje, mbi 2,000 njerëz kanë vdekur nga vapa.

XS
SM
MD
LG