Ndërlidhjet

Malala i kërkon Kongresit mbështetje për arsimin


Malala Yousafzai
Malala Yousafzai

Laureatja e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, e cila i ka shpëtuar një atentati nga talibanët, ka kërkuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara mbështetje për arsimin e lirë.

Me babain e saj Ziauddin Yousafzai, aktivistja 17-vjeçare u ka bërë thirrje ligjvënësve që të rrisin fondet për arsimin e mesëm të vajzave, përmes iniciativës së Zonjës së Parë të SHBA-së, Michelle Obama, “Lejoni vajzat të mësojnë”.

“Është koha për një angazhim më të guximshëm dhe më të qartë nga Shtetet e Bashkuara, për rritjen e financimit dhe të mbështetjes në të gjithë botën, në mënyrë që secili të përfundojë 12 vjet të shkollës fillore dhe të mesme deri në vitin 2030”, ka thënë Malala.

Më herët, Malala ka kërkuar angazhim të ngjashëm edhe nga Banka Botërore dhe Kombet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG