Ndërlidhjet

Franca reagon me zemërim ndaj spiunimit të SHBA-së


Jacques Chirac, Nicolas Sarkozy dhe Francois Hollande

Jacques Chirac, Nicolas Sarkozy dhe Francois Hollande

Franca nuk do të lejojë akte që kërcënojnë sigurinë e saj, ka thënë presidenti francez, Francois Hollande, një ditë pasi ueb-faqja WikiLeaks ka zbuluar se Shtetet e Bashkuara e kanë spiunuar atë dhe dy paraardhësit e tij.

Në deklaratën e presidencës franceze thuhet se SHBA-ja duhet të respektojë premtimin për të mos spiunuar liderët francezë.

WikiLeaks ka thënë se Agjencia për Siguri Kombëtare e Shteteve të Bashkuara ka spiunuar presidentët e Francës: Jacques Chirac, Nicolas Sarkozy dhe Francois Hollande, në periudhën 2006-2012.

Shtëpia e Bardhë nuk ka pranuar të komentojë, por ka thënë se spiunon vetëm për arsye të sigurisë kombëtare.

Më herët, Agjencia për Siguri e SHBA-së është akuzuar për përgjimin e telefonit celular të kancelares gjermane, Angela Merkel, si dhe të liderëve të Brazilit dhe Meksikës.

Deklarata e presidencës franceze vjen pas një takimi urgjent të shefave të sigurisë në Paris.

XS
SM
MD
LG