Ndërlidhjet

Holandës i kërkohet të zvogëlojë emetimet e gazit


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë e Holandës ka urdhëruar qeverinë që të zvogëlojë emetimet e gazit për së paku 25 përqind deri në vitin 2020.

Ambientalistët shpresojnë se vendimi do të krijojë precedent për vendet e tjera.

Ata kanë sjellë rastin në gjykatë në emër të 900 qytetarëve holandezë.

Aktivistët kanë thënë se qeveria e ka për obligim të mbrojë qytetarët e saj nga rreziqet e ndryshimeve klimatike.

Grupi global mjedisor Greenpeace ka thënë se vendimi i sotëm i gjykatës është një “rast historik”.

“Rastet e tjera janë në pritje në Belgjikë dhe Filipine. Ky është fillimi i procedurave gjyqësore për klimën”, ka thënë Jasper Teulings, nga Greenpeace.

Bashkimi Evropian, së voni, ka vendosur një objektivë për zvogëlimin e emetimeve deri në 40 përqind, deri më 2030.

XS
SM
MD
LG