Ndërlidhjet

Mbretëresha Elizabeth II takoi presidentin gjerman


Mbretëresha Elizabeth II - foto arkivi

Mbretëresha Elizabeth II - foto arkivi

Mbretëresha e Britanisë, Elizabeth II, ka takuar sot në Berlin presidentin e Gjermanisë, Joachim Gauck.

Mbretëresha dhe bashkëshorti i saj, princi Philip, do të qëndrojnë për vizitë treditore në Gjermani.

Në hyrje të rezidencës së presidentit gjerman, çifti mbretëror ka nënshkruar librin e mysafirëve dhe më pas ka takuar anëtarët e tjerë të kabinetit.

Elizabeth do të takojë sot edhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, ndërsa do të bëjë një udhëtim me anije përgjatë Lumit Spree.

XS
SM
MD
LG