Ndërlidhjet

Austria kritikon hapat anti-migracion të Hungarisë


Migrantë në Hungari

Migrantë në Hungari

Austria ka kritikuar vendimin e Hungarisë fqinje për të pezulluar një rregullore të Bashkimit Evropian për azilkërkuesit dhe ka paralajmëruar se ky veprim do të ketë pasoja negative.

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, i ka thënë përmes telefonit homologut hungarez, Peter Szijarto, se “Austria nuk mund ta lejojë një gjë të tillë”.

Të martën, Qeveria humgareze ka marrë vendim për të pezulluar rregulloren që lejon vendet e Bashkimit Evropian të kthejnë azilkërkuesit në vendet që kanë hyrë fillimisht.

Budapesti është thirrur në fluksin e madh të migrantëve që kanë hyrë këtë vit në Hungari.

Komisioni Evropian ka thënë se ka kërkuar sqarim të menjëhershëm nga Budapesti për këtë hap.

Rregullorja e Dublinit thotë se përgjegjësia për shqyrtimin e kërkesave të azilantëve qëndron te vendi i parë i BE-së, ku migrantët hyjnë.

Nëse migranti udhëton në një vend të dytë të BE-së, ai mund të dërgohet te vendi fillestar.

Austria është vendi që preket më së shumti nga ky veprim i Budapestit.

Më 17 qershor, Hungaria po ashtu ka bërë publike planet për të ngritur një mur, katër metra të lartë, në kufirin e saj me Serbinë, për të parandaluar, siç ka thënë, rrjedhën e migrantëve.

XS
SM
MD
LG