Ndërlidhjet

IS shkatërron dy mauzole në Palmira


Flamuri i IS-it në qytetin historik Palmira, 28 maj 2015

Flamuri i IS-it në qytetin historik Palmira, 28 maj 2015

Një zyrtar sirian tha se grupi militant Shteti Islamik ka shkatërruar dy mauzole – përmendore varri - në qytetin historik Palmira.

Maamoun Abdulkarim, udhëheqës i Departamentit të Antikiteteve dhe Muzeumeve në Damask, i tha agjencisë së lajmeve The Associated Press se një prej mauzoleve i takonte Mohammad Bin Alisë, pasardhësit të kushëririt të Profetit Muhamed, Imam Alisë.

Abdulkarim tha të mërkurën se kjo përmendore varri gjendej në veri të Palmiras.

Përmendorja e dytë ndërkaq i takonte një dijetari Sufi, të njohur me emrin Nizar Abu Bahaa Eddine, për të cilin thuhet se kishte qenë në qytetin e Palmiras 500 vite më parë.

Shteti Islamik ka pushtuar Palmiran muajin e kaluar dhe që prej atëherë, ka pasur shqetësime se militantët ekstremistë të këtij grupi do të mund të shkatërronin lokacionet arkeologjike, ashtu siç kanë bërëIrak.

XS
SM
MD
LG