Ndërlidhjet

Vritet një pjesëtar policie në Lazarat


Pamje nga operacioni i vitit të kaluar në Lazarat

Pamje nga operacioni i vitit të kaluar në Lazarat

Një pjesëtar policie, 31 vjeç, ka mbetur i vrarë, gjatë të shtënave me armë zjarri në fshatin Lazarat të Shqipërisë, rreth 200 km në jug të Tiranës, kanë njoftuar autoritetet e rendit në Tiranë.

Fshati është i njohur për kultivimin e paligjshëm të marihuanas.

Zëdhënësi Ardi Bita ka thënë se një grup i dyshuar kriminal ka shtënë në drejtim të policisë.

Të shtënat sot kanë pasuar ato të një nate më parë, gjithashtu në drejtim të policisë.

XS
SM
MD
LG