Ndërlidhjet

Tsipras fajëson FMN-në për dështimin eventual të marrëveshjes


Kryeministri grek Alexis Tsipras
Kryeministri grek Alexis Tsipras

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras ka kritikuar FMN-në për shkak të refuzimit të propozimeve të Greqisë, përpara bisedimeve që do të mbahen të enjten në Bruksel, gjë e cila shuan shpresat për arritjen e një marrëveshje, e cila do të shmangte falimentimin e Athinës dhe largimin nga eurozona.

Një takim i ministrave të financës të eurozonës, i cili do të zhvillohet sot, mund të dështojë që të arrihet një marrëveshje për të zhbllokuar fondet e ndihmës për Greqinë.

“Ky pozicion i çuditshëm mund të fsheh prapa dy gjëra: ose ata nuk duan që të arrihet një marrëveshje ose ata i shërbejnë interesave të veçanta në Greqi”, ka thënë Tsipras, disa minuta para se të shkonte në takim me kreditorët e saj ndërkombëtarë, duke përfshirë këtu edhe drejtoreshën e FMN-së, Christine Lagarde, shkruan AFP.

“Refuzimi i përsëritur i masave ekuivalente nga insitutcione të caktuara nuk ka ndodhur kurrë më parë- as me Irlandën as me Portugalinë”, ka shkruar në Twitter Tsipras, duke iu referuar krizave ekonomike nëpër të cilat këto dy shtete kanë kaluar.

XS
SM
MD
LG