Ndërlidhjet

logo-print

Al Shabaab merr përgjegjësinë për sulmin në Mogadishu


Pjesëtarë të grupit militant al Shabaab në Somali

Pjesëtarë të grupit militant al Shabaab në Somali

Grupi militant al Shabaab në Somali ka marrë përgjegjësinë e sulmit me makinë bombë, nga e cila u vranë tre persona.

Shpërthimi ndodhi në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu e cila pati për cak zyrtarët qeveritar të Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Ne kishim për cak delegatët armiqësor të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe kemi shkaktuar viktima mbi ta dhe forcat e tyre”, ka thënë zëdhënësi i al Shabaab-it, Sheik Abdiasis Abu Musab për Reuters.

Zyrtari nga ushtria somaleze, Hussein Afrah ka thënë se makina me bombë ka shpërthyer pranë disa trajuesve ushtarakë nga Emiratet por asnjëri prej tyre nuk është lënduar.

XS
SM
MD
LG