Ndërlidhjet

Shqipëri: Koalicioni i majtë qeverisës fitoi në zgjedhjet lokale


Zgjedhjet lokale në Shqipëri

Zgjedhjet lokale në Shqipëri

Koalicioni qeverisës i krahut të majtë në Shqipëri, ka fituar në zgjedhjet lokale, sipas rezultateve të shpallura mbrëmë vonë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi janë numëruar 98% të fletëvotimeve.

Koalicioni i udhëhequr nga partia Socialiste, e kryeminsitrit Edi Rama, ka fituar në 46 prej 61 bashkive, ka thënë KQZ-ja, raporton AFP nga Tirana.

“Këto zgjedhje kanë konfirmuar mbështetje të gjërë për koalicionin qeverisës dhe kanë dhënë nxitje për t’i vazhduar reformat që tashmë janë lansuar”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Por, Partia Demokratike në opozitë është ankuar duke i kritikuar zgjedhjet lokale për shkak të “parregullsive”.

Pjesëmarrja në zgjedhje lokale të 21 qershorit ishte 48%.

XS
SM
MD
LG