Ndërlidhjet

logo-print

Rusia zgjatë ndalimin e importit ushqimor nga Perëndimi edhe për një vit


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin

Agjencitë ruse të lajmeve citojnë presidentin e Rusisë Vladimir Putin të ketë thënë sot se “ne jemi duke zgjeruar masat tona hakmarrëse për për një vit, duke filluar nga sot”.

Kjo masë ndalon që të importohen produkte ushqimore nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Austria, Kanadaja dhe Norvegjia.

Kjo masë ndaluese pritej që të zgjatej për 6 muaj, duke filluar nga fillimi i gushtit, pasi Bashkimi Evropian miratoi zgjatjen e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë, të cilat prekin sektorin e energjisë, atë financiarë dhe ushtarakë deri në janarin e vitit 2016.

BE-ja gjithashtu ka zgjatur ndalimin e investimeve në Krime edhe për një vit tjetër.

Sanksionet ekonomike të Perëndimit janë vënë fillimisht në korrikun e vitit 2014, për t’iu përgjigjur aneksimit që Moska i bëri Krimesë dhe për mbështetjen që po u jep separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG