Ndërlidhjet

logo-print

Bastisen 5 OJQ fetare, dyshim për financimin e tyre


Ilustrim

Ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sot kanë bastisur pesë organizata joqeveritare, në Prishtinë dhe Prizren.

Siç njofton Prokurori i Shtetit, përmes një kumtese për media, bastisjet janë kryer për “shkak të dyshimit për veprën penale: “Shpëlarja e parave”, nga neni 308 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 24 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Parandalimin e Financimit të Terrorizmit”.

Në kumtesë thuhet se organizatat e bastisura sot janë : në Prishtinë “Nisa”, “Bregu i Diellit” dhe “Ibni Sina”, ndërsa në Prizren janë bastisur OJQ-të: “Kurani” dhe “Ehli Bejti”.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar sende që mund të përdoren si prova gjatë procedurës penale.

Prokuroria Specila thotë se veprimet e tilla, sikurse aksioni i sotëm kanë për qëllim parandalimin dhe luftimin e terrorizmit në Kosovë.

XS
SM
MD
LG