Ndërlidhjet

Tsipras në Bruksel, tenton të arrijë marrëveshje


Kryeministri grek Alexis Tsipras mirëpritet në Bruksel nga Presidenti i KE-së Jean-Claude Juncker

Kryeministri grek Alexis Tsipras mirëpritet në Bruksel nga Presidenti i KE-së Jean-Claude Juncker

Kryeministri grek Alexis Tsipras është duke zhvilluar bisedime me kreditorët ndërkombëtarë të vendit të tij në Bruksel, përderisa po mundohet që të arrijë një marrëveshje urgjente për daljen nga kriza ekonomike.

Tsipras është duke u takuar me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Këto institucione do të vlerësojnë propozimin e fundit të Greqisë për reforma.

Mediat raportojnë se kreditorët kanë paraqitur një kundërpropozim, në të cilat përfshijnë dallimet në një sërë çështjesh të ndjeshme, vetëm disa orë para se ministrat e financave të eurozonës të mblidhen, në përpjekje për të miratuar një marrëveshje.

Greqia është një bllokadë me kreditorët e saj për shkak të mos lëshimit të fondeve të ndihmës në vlerë prej 7.2 miliardë eurosh.

Athina duhet t’i paguaj 1.5 miliardë euro FMN-së deri në fund të muajit, në të kundërtën përballet me falimentim dhe dalje të mundshme nga eurozona.

XS
SM
MD
LG