Raportuesi special i Kombeve të Bashkuara, për të drejtat e njeriut në Bjellorusi, Miklos Haraszti, ka paralajmëruar se situata e të drejtave të njeriut në kët ëvend është përkeqësuar që prej vitit të kaluar.
Gjatë prezantimit të raportit të fundit në Këshillin për të Drejtat e Njeriut të OKB-së në Gjenevë, Haraszti tha se “dhuna sistematike mbi të drejtat e njeriut, posaçërisht në të drejtat civile dhe politike vazhdon”.
“Jo vetëm liria e shprehjes, tubimit është kufizuar më tej vitin e fundit”, tha më tej ai.
Haraszti tha se të drejtat e punëtorëve vazhdojnë të jenë të ndaluara dhe sindikatat e pavarura janë të shtypura.
Ai u bëri thirrje autoriteteve në Bjellorusi që të lirojnë menjëherë “kundërshtarët politikë të cilët janë të burgosur”.
Në raportin e tij, Haraszti e ka përshkruar situatën në dy dekadat e fundit në Bjellorusi, e cila sipas tij, është karakterizuar me një mohim sistematik të të drejtave të njeriut.